ELBASAN– Në rast se nuk respektohen afatet për të penguar derdhjen e ujërave të patrajtuara në lumë, biznesi nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin e tij. Nga turi i llogaridhënies në qytetin e Cërrikut ,Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi përsëriti apelin e tij për biznesin që ndot mjedisin. Duke iu referuar ndotjes në Elbasan, ministri Klosi u shpreh se inspektoriati i Mjedisit është duke monitoruar situatën e krijuar dhe se nuk do të lejohen abuzime me mjedisin. Për ta shndërruar Shqipërinë në një destinacion turistik europian duhet më shumë vëmendje ndaj Mjedisit ku problematikat e shumta janë të trashëguara prej vitesh.

Në bashkëbisedimin e tij më qytetarët ministri Klosi ftoi gjithashut të gjithë ato biznese që kanë mundësi të orientohen drejt agroturizmit me qëllim ngritjen e pikave agroturistike dhe afrimin e turistëve të huaj nëpërmjet produkteve bio të zonës dhe aktiviteteve argëtuese.

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla gjatë takimit të “Llogaridhënies” në Cerrik ju përgjigj interesimit të qytetarëve përsa i përket punësimit duke vënë theksin tek meritokracia, ndërkohë që vuri në dukje se emërimeve politike u ka ardhur fundi.

Ndërsa në takimin me qytetarët e Librazhdit ministri Klosi kërkoi banorëve që të denoncojnë në portalin e bashkëqeverijes për cdo inspektor, punojës apo drejtor që nuk i përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Edhe këtu ministri i Turizmit dhe Mjedisit vuri theksin në mbrojtjen e pasurive të shumta natyrore të zonës si edhe në zhvillimin e pikave agroturistike, në mënyrë që bizneset e zonës të përfitojnë nga paketa me lehtësitë fiskale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: