Skema e re e ndihmës ekonomike targeton të varfërit dhe eviton abuzimet. Kështë deklaroi Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë fjalës së mbajtur në sencën plenare të Kuvendit, iu përgjigj akuzave të opozitës lidhur me skemën e re të ndihmës ekonomike.

Klosi theksoi se “asnjë indikator nuk është përjashtuar dhe nuk nxjerr askënd nga skema e ndihmës ekonomike, përkundrazi reforma që ne kemi ndërmarrë heq ndihmën ekonomike nga vendimarrja politike”, tha Klosi.

“Skema e re heq ndihmën ekonomike nga duart e atyre që e kishin shndërruar atë në targetim për të blerë votën dhe kthehet në një sistem që targeton varfërinë, atë që meriton të marrë dorën dhe mbështetjen e shtetit”, tha Klosi.

Sipas tij, nuk janë ulur paratë për ndihmën ekonomike, por janë trefishuar. “Asnjë lekë nuk është ulur. Është një sistem për të cilin duhet të biem të gjithë dakord. Ndihma ekonomike për ata që e përfitojnë në këtë skemë trefishohet. Në Tiranë, Elbasan dhe Durrës ka 3 vjet që po marrin 3 herë më shumë ndihmë ekonomike”, tha Klosi.

Ai akuzoi opozitën se “po bën miopi politike me debatin për këtë çështje”. “Nuk është lëmosha zgjidhja e varfërisë. Ato 8 apo 10 mijë lekë të vjetra që shpërndaheshin për ndihmën ekonomike në mënyrë abuzive nga politika”, tha Klosi, ndërsa theksoi se ajo që duhet të kërkoj opozita është orientimi drejt tregut të punës dhe nxitja e skemës së punësimit për njerëzit që janë në skemën e ndihmës ekonomike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: