Ministri i Turizmit Bledi Klosi ka zhvilluar këtë të martë një takim me hotelierët në Durrës, ku shpjegoi me detaje mënyrën e aplikimit në e-Albania për bizneset që duan të marrin leje për hapësirën në plazhet. Ministri Klosi tha se aplikimet janë të hapura deri më 15 qershor.

“Në e-Albania aplikimet kanë nisur nga 1 qershori, deri në 15 qershor, në mënyrë që më 1 korrik gjithçka të jetë gati. Aplikimi në e Albania është shumë i thjeshtë, aplikohet dhe nga telefoni. Vendos numrin e NIPTIT, do të dëshmojë që posedon një hotel, vetëdeklarimin e kushteve të higjienës. Pra numri i banjave, dusheve. Këto janë 3 dokumentet. Pastaj do të zgjedhë numrin e parcelës sipas kodit në hartën digjitale, për të cilën dëshirojnë të aplikojë si dhe një foto. Për dy ditë do të vlerësohet nga komisioni me përfaqësi nga Ministria e Turizmit dhe Shëndetësisë maksimumi 5 ditë. Pastaj do të paguajë faturën e bashkisë dhe do të lidhë kontratën me bashkinë, bayëatch-in, etj. Për të zëvendësuar kohën e humbur, ditët e marsit, prillit, majit me kërkesë dhe të operatorëve turistikë do të shtyjmë sezonin deri në 15 nëntor, në mënyrë që dhe ju të keni mundësi të paguani faturat dhe taksat”,– tha Klosi.

Për sa i përket qytetit të Durrësit, ku zhvilloi mbledhjes Klosi tha se nuk ka më kërkim lejesh për të ndërtuar pallate, por një qytet turistik me struktura hoteliere.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb