Ministri Blendi Klosi është pritur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç me fokus kryesor bashkëpunimin në fushën e turizmit.

Klosi shkruan se ky takim vlen për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e turizmit, për ndërtimin dhe konsolidimin e ofertave të përbashkëve dhe zhvillimin e fushatave promovuese të Shqipërisë në Serbi dhe nxitjen e festivaleve rinore në bregdetin shqiptar.

Ai nuk harron të përmendë një deklaratë të mërpashme të Ramës se turizmi është industria më lidhëse e Ballkanit Perëndimor.

 

STATUSI NGA BLENDI KLOSI

Turizmi s”ka kufi, e duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të rritur e konsoliduar destinacionin turistik të Ballkanit?. Me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në pritjen e delegacionit shqiptar për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e turizmit?, si një nga sektorët rajonal me më shumë potencial ekonomik. Bashkëpunimi mes vendeve të Rajonit?, për ndërtimin dhe konsolidimin e ofertave të përbashkëta, mbetet kusht i depërtimit turistik në tregjet e largëta?. Diskutimi u përqëndrua në mbështetjet e mundshme për turistitët e rajonit, zhvillimin e fushatave promovuese të Shqipërisë?? në Serbi, nxitjen e festivaleve rinore në bregdetin tonë e të tjera tema për konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë. Turizmi, sikundër ka nënvizuar edhe më herët kryeministri Edi Rama, është industria më lidhëse e Ballkanit Perëndimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb