Relatorja nga mazhoranca, Klotilda Bushka e ka cilësuar legjitime nismën e 49 deputetëve për të  shkarkuar Presidentin, Ilir Meta.

Bushka thotë se me këtë nismë tashmë i hapet udha shkarkimit të Presidentit për shkeljet që ka kryer para, gjatë dhe pas fushatës.

Ajo thotë Meta ka kryer shkelje të rënda kushtetuese, ndër të cilat favorizimi i opozitës dhe denigrimi i mazhorancës. Po ashtu ajo thotë se me deklaratat e tij, Presidenti ka denigruar kryeministrin, figura të mazhorancës, përfaqësues të huaj apo reputacionin ndërkombëtar të Shqipërisë.

 

‘’Të nderuar kolegë, Komisioni i Ligjeve e shqyrton këtë kërkesë në bazë të rregullores.

Nga ajo që është paraqitur nga kolegët deputetë, rezulton se kërkesa ëhstë paraqitur në bazë të Kushtetutës që parashikon qartë se kërkesa për shkarkimin e Presidentit mund të bëhet për dy shkaqe, një shkelja proceduriale, dhe një krim.

Kërkesa është duke arsyetuar se Meta ka bërë shkelje të rënda kushtetuese. Kërkesa është paraqitur nga kuorumi i nevojshëm. Bëhet fjalë për më shumë se sa kërkon Kushtetuta. 49 kolegë deputetë që kanë shprehur vullnetin e tyre. Ndërkohë që kuorumi që kërkohet është më i vogël. Është plotësuar kjo kërkesë.

Sa i takon shkeljeve, nëse do i marrim me radhë, se Hysi dhe Bushati i bënë. Për efekt të shqyrtimit duhet të bëj një përmbledhje në Komision.

Rezulton se shkaqet janë kryerja e shkeljeve të rënda, flagrante dhe këto lidhen kryesisht me veprimet dhe aktet gjatë dhe përara fushatës zgjedhore.

Kolegë deputetë arsyetojnë se Presidenti i ka bërë në mënyrë të përsëritur, akte dhe sjellje, që bëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës. Nuk i kanë shërbyer interesit të popullit. Aktet konsistojnë në sjellje e mesazhe publike, që nuk përkojnë me rolin e tij ekuilibruar. Në abuzim dhe tejkalim, dhe kushte të rëndë flagrante, Presidenti par , gjatë dhe pas fushatës me sjellje, veprime e mesazhe nuk garantoi unitetin kombëtar, nuk moderoi luftën politike. Por nxiti urrejtje dhe situata vetëgjyqësire.

Deputetët ngrejnë dhe argumente të tjera, deklarata të Metës që qartazi favorizonin opozitën dhe denigronin mazhorancën. Mesazhet e dhëna nga Presidenti, qoftë në rrjete sociale, qoftë nga burimet e informacioni që më pas janë shpërndarë, kanë bërë që të kemi etiketime të Presidentit me figura të kryeministrit, apo figura të tjera, mesazhe denigruese ndaj përfaqësuesve të huaj, si të blerë e të shitur. Kanë ulur besueshmërinë e Presidentit, si entitet unik që ka në funksionin e vet reputacionin evendit dhe kombit.Por të shpërndara këto në media të huaja, kanë cënuar.

Sipas kërkesës, Presdienti në kundërshtim me detyrimet kushtetuese, denigrojnë reputacionin. Këtu nuk është vënë theksi vetëm tek deklaratat e Presidentit që kanë cënuar aftësinë politike, dhe pariomin e unitetit të popullit, por me këto deklarata është denigruar edhe vetë Presidenti, pavarësisht kush e mban figurën.

Sipas deputetëve, ka shkelur deytrimet kushtetuese, që burojnë nga neni 83, nga betimi, që ka brenda formulës detyrime kushtetuese që Presidenti duhet t’i qëndrojë besnik.

Sjelljet dhe aktet vijojnë më tej, janë në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës, neni 82, 89, 94. Legjitimon shkarkimin nga detyra të Presidentit. Kjo ka qenë me pak fjalë kush kanë qenë kërkesat. Nga shqyrtimi i akteve në vlerësim, unë si relatorë kemi arritur në konkluzionin është në përputhje me Kushtetutën, dhe rregulloren e Kuvendit, kurse nga pikëpamja substanciale legjitimohet shkarkimi i Presidentit. Bëhet fjalë për shkelje të rënda kushtetuese. Në gjykimin tim, janë të tilla që i japin udhë shkarkimit të Presidentit. Jam e hapur për pyetje e për sugjerime, dhe për të konkluduar më tej.’’- tha Bushka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb