TIRANE

Pasi emëroi 8 prokurorët e rinjë, që do të jenë pjesë e SPAK, KLP çeli sot garën për pozicionin e drejtuesit të SPAK, e cila do të jetë e hapur për një afat kohor prej 15 ditësh duke nisur nga kjo e hënë.

Eksperienca në ndjekjen e cështjeve sensitive, eksperienca dhe aftesia në organizim dhe drejtim strukture, janë disa nga kriterekt bazë që do të merren në konsideratë në vlerësimin e kandidatëve që do të aplikojnë për drejtimin e SPAK. Gjithashtu si pjesë e vlerësimit për kandidatët, do të shërbejë eksperienca në hartim të rregullt administrativ; Eksperienca në cështje me ndjeshmëri të lartë publike ku është dashur edhe bashkëpunimi me median; Eksperienca në menaxhimin e burimeve njerëzore; Vizioni dhe plani që do ndjekin për krijimin e Prokurorisë së Posacme; Imazhi publik i kandidatëve.

Whatsapp Image 2019 11 25 At 12.47.42 Pm
Whatsapp Image 2019 11 25 At 12.47.42 Pm

Sandër Beci në funksionin e relatorit u shpreh në emër të Komisionit të Posacëm për ngritjen e SPAK së diskutimi është bërë pjesë e disa mbledhjeve të komisionit të posacëm ku kanë asistuar edhe ndërkombëtarët. Thelbi qëndron në faktin se packa se me ligj kërkohet votimi si akt final duke e parë në menyre komplekse, ky votim nuk përjashton vleresimin për secilin prej kandidateve për drejtues që do bazohet në meritokraci, profesionalitet dhe kushte tënevojshme për ngritjen në detyrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: