Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot ne mbledhjen e radhës emrat e prokurorëve të përkohshëm në disa prokurori. Mes tyre me 10 vota, e në mungesë të anëtarit Besnik Cani është zgjedhur edhe kreu i Apelit të Krimeve të Renda.

“Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda”- njofton ndër të tjera KLP.

Emrat e prokurorëve

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurorit Isa Jata në pozocionin e prokurorit në Prokurorinë e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurorit Julian Cafka në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të perkohshëm të prokurores Rozeta Qirjaqi në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në pozicionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Miratohet me 9 vota pro, 1 kundër ( Kosta Beluri ) projekt-vendimi për caktim te përkohshëm të prokurorit Lazër Çardaku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb