Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të gjithë anëtarëve si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Me propozimin e Komisionit Disiplinor, Këshilli vendosi me 7 vota pro dhe 2 kundër (Gent Ibrahimi dhe Nurihan Seiti) rrëzimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për procedim disiplinor ndaj magjistrates Elina Kombi për shkak se faktet e pretenduara nuk përbëjnë shkelje disiplinore, pasi nga veprimet apo mosveprimet e prokurores, nuk konstatohet ardhja e ndonjë pasoje për palët në procedimin penal.

Artur Metani kërkoi caktimin e një mase disiplinore ndaj magjistrates. Elina Kombi ishte prokurore e çështjes së Bilbil Hasanit i cili u vetëvra në paraburgim në 22 shkurt të 2020 pasi ishte arrestuar për vjedhjen e 1200 lekëve të reja. Babai i 4 fëmijëve zgjodhi t’i jepte fund jetës me një çarçaf në tualetin e burgut 313 në kryeqytet, teksa qendronte në paraburgim në pritje të vendimit të gjykatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: