Për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe masave të ndërmarra nga të gjitha institucionet, edhe KLP-ja i ka marrë vendimet duke respektuar masat e imponuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kështu secili prej anëtarëve ka firmosur vecmas vendimin për të zëvendësuar katër prokurorë që iu kishte mbaruar mandati.

Prokurorët e rinj
Prokuror pranë Prokuririsë së Tiranës, u caktua përkohësisht Anton Martini, prokurori i Shkodrës. Donika Prela do të ushtrojë detyrën e prokurores pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, ndërsa prokurori i Dibrës, Rifat Kojku do të emërohet si drejtor dhe do të drejtojë përkohësisht prokurorinë pranë gjykatës së së shkallës së parë Dibër. Po ashtu edhe prokurori Abaz Muça do të drejtojë Prokurorinë e Matit.

Vendimiet

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një ditë më parë, KLP-ja njoftoi se: “Duke marrë shkak nga situata e krijuar nga përhapja e pandemisë botërore të shkaktuar nga Covid-19 si dhe në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së këtij virusi në vend, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me qëllim mbrojtjen e shëndetit të anëtarëve dhe personelit të administratës të tij, vendosi të pezullojë ushtrimin e veprimtarisë në ambjentet e punës dhe zhvillimin e seancave plenare me pranine e vëzhguesëve të akredituar dhe përfaqesuesëve të medias. Në këto kushte, si rrjedhojë edhe e mbarimit të afateve për c 18.03.2020 dhe domosdoshmerinë e caktimeve të reja për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit të këtyre prokurorive, Këshilli i Lartë i Prokurori vendosi të trajtojë këto çështje emergjente me anë të vendimeve qarkulluese”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb