Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet sot në orën 11:00 për të diskutuar dhe miratuar projektvendimin “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.
Sipas planit të punës, kandidati i propozuar për pozicionin e drejtorit të BKH është Joni Keta, i cili në rast se votohet do të ketë një mandat 5-vjeçar.
“Rendi i ditës: Miratimi i Procesverbaleve të mbledhjeve plenare të datave 13.11.2025, 14.11.2025 dhe 18.11.2025. Diskutimi/miratimi i projektvendimit: “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit””, thuhet në njoftim.
Ky proces u monitorua nga afër nga partnerët ndërkombëtarë, ku të pranishëm në momentin e vendimmarrjes ishin përfaqësues të ICITAP (Programi i Ndihmës për Trajnime Hetimore Penale Ndërkombëtare) dhe të Bashkimit Europian, duke garantuar transparencën e procesit.
