Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, më datë 12.03.2021, mbledhjen plenare të radhës, përmes platformës online.

Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, mbledhja është zhvilluar në prani të të gjithë anëtarëve si dhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Këshilli ka shqyrtuar një sërë çështjesh të rëndësishme, që ishin në rend dite.

Njoftimi i KLP-së:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, më 12.03.2021, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, mbledhja është zhvilluar në prani të të gjithë anëtarëve si dhe të përfaqësuesëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT. Duke iu përmbajtur rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi çështjet si vijon:

Në dhjetor 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi listën e prokurorëve që plotësojnë kushtet e kandidimit për ngritje në detyrë, në pozicionin e Drejtuesit, për 25 prokurorë dhe filloi procedurën administrative për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët që kanë kandiduar për këtë pozicion. Për ngritjen në detyrë në pozicionin e Drejtuesit, Këshilli zhvillon një proces vettingu, i cili përbëhet nga dy komponentë: verifikimi i pasurisë dhe figurës së kandidatit dhe vlerësimi profesional.

Pasi u njoh me relacionet të përgatitura nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale mbi verifikimin e pasurisë dhe figurëssë prokurorit Kreshnik Ajazi, kandidatpër pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, dhe të prokurores  Elizabeta Imeraj, kandidate për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve Kreshnik Ajazi dhe Elisabeta Imeraj dhe t’i lejojë për të vijuar me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë, për pozicionin e Drejtuesit.

Gjithashtu, Këshilli vendosi për ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës së prokurores Rita Gjati, kandidate për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Krujë, dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Gjatë procedurës së verifikimit, kandidatja Rita Gjati ka paraqitur përmes e-mailit, më 29.01.2021, kërkesën, me anë të së cilës ka deklaruar heqjen dorë nga kandidimi për pozicionin e Drejtuesit në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Krujë dhe Kukës, për arsye personale.

Në vijim, Këshilli vendosi të japë leje të papaguar për arsye familjare për prokuroren Eranda Laze, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për periudhën nga 15.03.2021 deri më 15.05.2021.

Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi komandimin e Bledar Mustafaraj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, në pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit të së Drejtës Penale ne Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit në Ministrinë e Drejtësisë. Periudha e komandimit do të jetë 2 (dy) vjet dhe fillon nga data 19.03.2021.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: