TIRANE- Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi buletinin vjetor në të cilin përfshihen, dëmi ekonomik i konstatuar, të ardhurat e munguara, masat disiplinore dhe administrative të rekomanduara, si edhe kallëzimet penale të përcjella në Prokurori, për auditimet e përfunduara.

Për periudhën janar – dhjetor 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga 155 auditime të planifikuar për auditim, ka ushtruar dhe ka vijuar me përgatitjen e materialeve për 174 auditime.

Auditimet në ministritë dhe institucionet qendrore zënë 16% të totalit të auditimeve, në institucionet e administratës së qeverisjes vendore e njësi të tjera në nivel vendor zënë 29% të totalit, në drejtoritë e degët e tatimeve e doganave zënë 8%, në institucionet financiare dhe në shoqëritë me kapital të përbashkët shtetëror 9%, në njësitë dhe projektet me financime të huaja 5%, në subjektet të mbrojtjes së mjedisit 2% dhe së fundi auditimet e performancës në institucionet qendrore dhe vendore zënë 31% të totalit të auditimeve.

Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 125,763,051 mijë lekë (ose 919.91 milionë euro), si dhe shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 35,312,076 mijë lekë (ose 257.7 milionë euro).

Këto shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2013-2015, përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit dhe pjesërisht periudhës kohore 2011-2013

Sipas raportit të KLSH-së, shkeljet me dëm ekonomik llogariten në sektorin e tatim – taksave, në vlerën e përgjithshme prej 12,612,237 mijë lekë, (ose 92 milionë euro): në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në shumën e përgjithshme prej 100,484,212 mijë lekë (ose 733.4 milionë euro): në fushën e prokurimeve, në vlerën e përgjithshme prej 2,621,594 mijë lekë, (ose 19 milionë euro): në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në shumën e përgjithshme prej 100,484,212 mijë lekë (ose 733.4 milionë euro): në fushën e shpenzimeve operative, në shumën e përgjithshme prej 73,079 mijë lekë, (ose 533,423 euro): në fushën e urbanistikës, në shumën e përgjithshme prej 63,322 mijë lekë, (ose 462,204 euro): në fushën e shpërblimeve, në shumën e përgjithshme prej 276,721 mijë lekë, (ose 2,019,861 euro): në fushën e sistemit të pagave, në shumën e përgjithshme prej 47,513 mijë lekë, (ose 346,810 euro): në mungesë materiale, në shumën e përgjithshme prej 2,279 mijë lekë,(ose 16,635 euro):në zërin “të tjera”, shkelje të disiplinës financiare në shumën e përgjithshme prej 5,339,598 mijë lekë (ose 38.9 milionë euro).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: