Aktiviteti i vetëm në Kosovë që nuk janë rihapur prej pandemisë janë klubet e natës dhe ato i janë drejtuar me një kërkesë qeverisë.

Klubet e natës së bashku me punonjësit e tyre kërkojnë të rihapen duke theksuar se në Kosovë po zhvillohen tubime dhe manifestime jo më pak të rrezikshme se grumbullimet në klube nate.

Po ashtu ato argumentojnë se janë miliona euro investime në to dhe punonjësit po i mbajnë me lekët e tyre prandaj duhet të rifillojnë aktivitetin ekonomik.

 

KËRKESA E KLUBEVE TË NATËS NË KOSOVË

Lënda: Hapja e klubeve të natës

I nderuar SHT KM Hoti,

I nderuar Ministër Zemaj

E nderuar Ministre Bajrami

I nderuar Dr. Ramadani

Letër publike

Duke pasur parasysh vitin 2020 që e gjithë bota është prekur nga pandemia, virusi COVID 19 dhe pasojat që ky virus ka shkaktuar në jetrat e njerëzve direkt dhe indirekt dëshirojë të sjellim në vëmendjen tuaj pasojat që ky virus ka sjellur në sektorin tonë të gastronomisë në veçanti në klubet e natës.

Pasi që shumica e veprimtarive në Kosovë vetëm kan filluar punën jemi vetëm ne Klubet e natës që mbi supet tona po i bartim ende pasojat financiare dhe fatalitetin komercial të këtij virusi.Kishim me mijëra të punësuar dhe me miliona euro investime, këta mijëra të rinjë që punonin tek ne dhe nuk e ndjemë as një ditë dorën e shtetit kur kishin më së shumti nevojë me të drejt Ju themi se Ju ka humbur durimi.

Andaj Ju bëjmë thirrje të gjitha organeve kompetente si Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Financave dhe Transfereve, IKSHPK dhe Komunave në vendet ku operojmë që të rishikohet vendimi për hapjen e Klubeve të Natës para se kjo të jetë vonë.

Tubimet dhe manifestimet tjera që po ndodhin në vend nuk janë më pak të rezikshme se veprimtaria jonë, për të cilën mund të caktohen masat e sigurisë dhe të vazhdojmë punën tonë dhe ti ushqejmë me mijëra familje.Kërkojmë nga autoritetet e lart cekura që të na lejohet hapja duke fillimi me 1 korrik deri në fund të Muajit Gusht.

Nuk është e drejt që vetëm ne të penalizohemi.Presim që kërkesa jonë legjitime do të has në mirekuptim deri në fund të javës të datës 19 Qershor 2020 ose në të kundërtën deklarohemi publikishët se pas kësaj date ne me nuk marrim përgjegjësi për:Kredit ndaj bankave komerciale § Obligimeve ndaj ATKObligimeve për Qirat ndaj AKP dhe qiradhënësve privateRrogave të punëtorëveObligimeve tjera financiare.Si pasojë e pa mundësisë për të siguruar mirëqenje për familjet tona ne do të organizojmë edhe hapa më radikal sepse kjo do të na mbetët e vetmja mundësi si industri e harruar nga shteti.Me respekt,1000+ punëtor të klubeve të natës

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb