Klubet e Premier League po kërkojnë të ndalojnë lojtarët në grumbullim me kombëtaret në ndeshjet e shtatorit. Lojtarët e rikthyer nga vendet në listën e kuqe të Britanisë së Madhe do të detyrohen të karantinohen për 10 ditë dhe do të humbisnin disa ndeshje të ligës.

Rasti “Salah”, teksa Liverpool nuk e lejon të grumbullohet për Egjiptin për ndeshjet kualifikuese të shtatorit, duket do të shtrihet në të gjitha klubet e Premier League në Angli.

Asociacioni i Futbollit në Britani dhe Premier League janë në bisedime me Departamentin për Digjital, Kulturë, Media dhe Sport rreth lehtësimit të rregullave për këtë rast.

Për momentin e pëson edhe Kombëtarja shqiptare, sepse Armando Broja është pjesë e Southampton që merr pjesën në elitën e futbollit anglez. Ai ende nuk ka debutuar me ekipin e ri, por është stërvitur dhe është në formë, madje ka marrë edhe ftesën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb