Mes dy finaleve, të Euro 2020 dhe Copa America, Manchester City ka më shumë lojtarë. Plot shtatë të tillë përfaqësojnë Sitizens në 4 skuadrat që kanë siguruan finalen, duke futur në listë edhe Sergio Aguero që sapo është transferuar te Barcelona.

Ederson dhe Gabriel Jesus me Brazilin do të diskutojnë trofeun e Copa America kundër Argjentinës. Pastaj janë 4 anglezët: Kyle Walker, John Stones, Raheem Sterling dhe Phil Foden me Anglinë.

Pastaj vijnë 3 klube me numër të barabartë futbollistësh: Juventus, Chelsea dhe PSG. Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci, dy Federicot, Chiesa dhe Bernardeschi, që luajnë me Italinë. Pastaj dy brazilianët Danilo dhe Alex Sandro, që do të jenë në Maracana.

PSG, nëse do të kishte zyrtarizuar sot apo nesër Gianluigi, do të kishte numër të barabartë me Cityn. Florenzi, në fakt, është kthyer në Romë nga dëmtimi, por teorikisht është në listë.  Pastaj janë Verratti (Italia), Di Maria e Paredes (Argjentina), Marquinhos dhe Neymar (Brazil).

Te Chelsea janë Palmieri e Jorginho (Italia), Thiago Silva (Brazil), si dhe tek anglezët Mount, Chilëell dhe James. Ka disa mungesa të mëdha nga klubet në këtë numërim si Bayern Munchen, apo surpriza si Sassuolo që përfaqësohet me Berardi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb