Lajmet të mira për klubet shqiptare në prag të festave të fundvitit. Bëhet fjalë për anën financiare, që kohët e fundit ka qenë një problem për pjesën më të madhe të skuadrave të Superiores dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për Fondin e Solidratitet, teksa një shifër prej 500 mijë eurosh do të shpërndahet nga UEFA për klubet shqiptarë. Kjo si pasoj e fitimeve nga marketingu dhe të drejtave televizive të Ligës së Kampionëve, shkruan PanoramaSport.

Në bazë të përllogaritjes të bëra nga organi më i lartë i futbollit në Europë, Shqipëria ka përfituar një shifër prej 500 mijë eurosh dhe të gjitha këto të ardhura do t’u shpërndahen klubeve që kanë qenë pjesë e Kategorisë Superiore në sezonin 2017-2018, për t’i investuar për akademitë e futbollit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: