La Liga ka lajmëruar këtë të mërkurë se ka arritur një marrëveshje në parim për t’i shitur 10% të kampionatit spanjoll firmës CVC Capital Partners për 2.7 miliardë euro, një shumë që do mt’u japë oksigjen klubeve spanjolle që janë prekur nga pandemia.

 

Marrëveshja, e para në llojin e saj nga një kampionat i madh europian, e vlerëson La Liga-n 24.4 miliardë euro dhe pritet të miratohet nga bordi i La Liga-s dhe ai i CVC më vonë ditën e sotme, është bërë e ditur në një komunikatë për shtyp.

Rreth 90% të shumës që CVC do të investojë, do të kanalizohet drejtpërdrejt te klubet e La Liga-s, por edhe te skuadrat e kategorive inferiore.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb