E ardhmja e Sokol Cikalleshit do të vazhdojë të jetë Turqia, ku ai është kthyer në një emër shumë të kërkuar nga klubet e këtij kampionati. Futbollisti ka treguar vlerat e tij në 6 muajt e fundit i huazuar te Akhisar duke shtyrë klubin turk që të kërkojë blerjen e tij përfundimtare nga Bashakshehir.

Por ndërkohë, në skenë ka dalë edhe një tjetër skuadër turke e cila është gati të blejë kartonin e futbollistit shqiptar. Mediat turke bëjnë me dije se Cikalleshi i intereson klubit të Bursaspor, i cili mbijetoi me vështirësi në elitën e futbollit në këtë vend vetëm falë një fitoreje në javën e fundit të kampionatit.

Portali “bursahakimiyet.com.tr” bën të ditur se klubi i qytetit të Bursa është gati të paguajë vlerën e kartonit të Cikalleshit, që tashmë vlerësohet 2 milionë e 250 mijë euro. Bashakshehir tundohet nga kjo ofertë edhe për faktin se sulmuesi shqiptar ka edhe një vit të vetëm të mbetur në kontratën e tij me klubin e qytetit të Stambollit ndaj për të mos rrezikuar që ta humbasin me parametër zero, kryeqytetasit do të kërkojnë të përfitojnë diçka financiarisht nga ai./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: