Klubet e Premier League kanë votuar në unanimitet projektin “Restart”, duke pranuar protokollin që lejon rinisjen e stërvitjes, ndonëse me grupe të vogla. Një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm drejt rinisjes së kampionatit, që në Angli shpresojnë ta rifillojnë në mesin e muajit të ardhshëm.

Pas një konsultimi mes lojtarëve, trajnerëve, mjekë klubesh, virologëve dhe qeverisë, protokolli arrin të garantojë sigurinë e të gjithëve dhe tani shpresa është që Premier të rifillojë. Pas kësaj përballjeve, vjen hapi i radhës, protokolli në të cilin do mund të ketë kontakt fizik në stërvitje dhe do mund të zhvillohen ndeshjet brenda grupit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb