Lamtumira e Mërgim Mavrajt nga Hamburgu nuk do të jetë aspak paqësore pasi klube dhe mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare janë përfshirë në një betejë të hapur që po çon në mënyrë të pashmangshme drejt “divorcit” në verë.

Vendimi i fundit i dhënë për mbrojtësin nga klubi dëmton rëndë lojtarin shqiptar, i cili përveç aktivizimit në ndeshjet e përfaqësueses, nuk pritet të gjejë minuta në fushën e lojës derisa të nënshkruajë për skuadrën e re.

Mavraj nuk ka zbritur në fushën e lojës në asnjë nga ndeshjet e ekipit U21 të Hamburgut, edhe pse stërvitet me të pas vendimit të dhënë nga klubi. Por siç ka shpjeguar drejtori sportiv i klubit gjerman, Bernhard Peters, ajo është vetëm ‘një skuadër stërvitjeje”. Që do të thotë se Mavraj nuk do të aktivizohet me ekipin edhe nëse stërvitet rregullisht me të gjatë javës.

Sigurisht që një situatë e tillë nuk është në favor të mbrojtësit shqiptar i cili falë aktivizimit me pikatore në këtë pjesë të dytë të sezonit dhe famës së keqe që i ka hapur Hamburgu duke e cilësuar një lojtar jo të përshtatshëm për këtë klub nga pikëpamja sportive, rrezikon të mos ketë më aq oferta sa në fillimin e këtij viti kur ndiqej nga gjigantët e futbollit turk./vipsport
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: