Ditë të vështira këto për Dani Alves pasi prej javësh ndodhet në burg, për shkak të disa akuzave për përdhunim.

Ngjarje për të cilinë e braktisi edhe partnerja e tij që zbuloi tradhtinë, e ndërkaq edhe klubi i Pumas në Meksikë, i cili e shkarkoi duke i ndërprerë kontratën. Por jo vetëm kaq.

Portali i njohur sportiv brazilian “UOL” ka mësuar se klubi në fjalë, përveçse prishi në mënyrë të menjëhershme kontratën me lojtarin, i kërkon atij një dëmshpërblim, pasi ka shkelur klauzolat të cilat ka nënshkruar në korrikun e vitit 2022 kur iu bashkua meksikanëve.

Një nga klauzolat paralajmëron për përfshirjen e lojtarit “në çfarëdo lloj skandali që bëhet publik” dhe “në çdo akt që vlerësohet si krim nga legjislacioni i vendit ku ka ndodhur ngjarja”. Në bazë të këtyre klauzolave që Alvesh ishe zotuar me firmën e tij që të mos thyente, klubi tani kërkon një dëmshpërblim të majmë nga lojtari.

Në një e-mail të siguruar nga portali në fjalë, klubi i kërkon zyrtarisht një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh neto futbollistit, duke e cilësuar “të detyruar” që t’i përmbahet marrëveshjes që ka firmosur duke e kërcënuar se do ta çojnë në FIFA dhe në gjyq civil nëse është e nevojshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb