Korabi është duke pritur me ankth vendimin e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së pas dhunës së tifozëve në fund të sfidës së të shtunës ndaj Kastriotit. Në një kohë që klubi dibran dhe tifozët e saj janë vënë nën akuzë gjatë të gjithë këtyre ditëve, Korabi ka reaguar sërish dje në lidhje me ngjarjet e së shtunës.

Dhe, sipas tyre, tifozët janë nervozuar, pasi gjithçka e ka nisur presidenti i Kastriotit, Alban Vogli. Klubi dibran ka reaguar dje në faqen zyrtare të tij në “Facebook” në lidhje me këtë çështje duke e pasqyruar edhe akuzën e tyre me dy foto, ku një prej personave që sipas Korabit ka nisur gjithçka është presidenti i krutanëve.

Akuza
“Presidenti i Kastriotit, Alban Vogli, i rrethuar me të kuqe nis gjithçka”, shkruhet në fillim të statusit të klubit në “Facebook”.
“Si prova materiale në FSHF janë dërguar pamjet filmike, dëshmi të drejtuesit të spitalit dhe drejtuesve të ekipit tonë. Gjithashtu, në FSHF janë paraqitur edhe mesazhet kërcënuese të një dite përpara ndeshjes. Klubi sportiv Korabi distancohet dhe e dënon rëndë dhunën, por e vërteta do të pasqyrohet ashtu siç është dhe do të merret vendimi i duhur. Po ashtu, gjatë 90 minutave theksojmë se Kastrioti është mundur me lojë, me rezultat dhe me pastërti.

Më pas gjithçka mbyllet me qetë- si dhe si një vit më parë, në ndeshjen e parafundit dibranët u futën në fushë për të përqafuar lojtarët e tyre. Pa asnjë provokim, një grup adoleshentësh, të gjendur në mesin e fushës, goditen nga drejtues të Krujës, midis tyre Alban Vogli, si dhe trajneri i portierëve dhe më pas drejt tyre vërshon edhe bankina krutane.

Në këto momente, situata del jashtë kontrollit për një moment, pastaj policia ka qetësuar gjendjen”, shkruhet në reagimin e klubit dibran që shoqërohet gjithashtu me dy foto ku është vendosur shenjë identifikuese te presidenti i Kastriotit. Sipas drejtuesve të Korabit, gjatë këtyre ditëve që pasuan ngjarjen, ata kanë deklaruar se gjithçka ka ardhur si rezultat i provokimit nga ana e miqve/PanoramaSport
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb