Federico Chiesa mund të përfundojë te Liverpool. Duket një skenar i pabesueshëm, por bëhet fjalë për një transferim që mund të kryhet vërtetë gjatë merkatos së verës.

Anësori italian, nëse bardhezinjtë nuk arrijnë objektivat sezonal, mund të bëjë gati valixhet. Sipas asaj që shkruajnë mediat, trajneri i The Reds, Klopp po e mendon 25-vjeçarin si pasuesin ideal të Firminos.

Për Chiesën një kalim në Premier League do të ishte një trampolinë e mirë për karrierën e tij. Pas shumë vitesh në Firence dhe 3 edicione në Torino, të luajturit në “Anfield” mund të jetë zgjedhja e duhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: