Arabat Noor… një emër që zor se e njihni nëse nuk jeni fansa të kampionatit francez. Por nëse pasionin e keni të madh dhe ndaj muzikës, atëherë mund ta keni më të lehtë të keni dëgjuar për Dinor Rdt.

Në të vërtetë, të dy emrat kanë lidhje me të njëjtin person, Noor është një mbrojtës qëndror që sapo ka mbushur 18-vjeç dhe ka nënshkruar me të rinjtë e Sasuolos. Por në fakt është edhe një raper me miliona klikime në youtube.

Noor
Noor

Marokeni adoleshent, që ka mbërritur në Itali nga Soshoja, ka publikuar me gëzim kontratën e parë si profesionist dhe ka publikuar ndërkohë albumin e tij të parë të quajtur “Lunette 2 Ski”.

“Për mua është një ditë e madhe, ditëlindja ime dhe kontrata e parë profesionale me Sasuolon”, shkruan ai në Instragam, ku ka 620 mijë ndjekës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: