Cristiano Ronaldo mori vëmendjen e botës me transferimin e tij në Arabinë Saudite te klubi i Al-Nasr, duke firmosur një kontratë që e bën atë lojtarin më të paguar me 200 milionë euro në sezon.

Gjithashtu u përfol se ai do të bëheshe dhe ambasador për të bërë të mundur që Arabia Saudite të organizonte Botërorin në vitin 2030. Për sa i përket kësaj të fundit, ishte vetë Al-Nasr që ka zgjedhur që të përgjigjet, duke shuar çdo spekulim dhe duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë.

“Al Nasr dëshiron që të qartësojë për mediat se kontrata e Kristiano Ronaldos me Al Nasr nuk përfshin asgjë për sa i përket Kupës së Botës. Fokusi i tij i vetëm është te Al Nasr dhe të punojë me shokët e tij të skuadrës për të ndihmuar klubin që të arrijë suksesin”, – shkruan klubi arab.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb