Philippe Coutinho do të mbetet një lojtar i Barcelonës pasi klubi pranoi se largimi i tij nuk do të ndodhë, të paktën këtë verë. Barcelona ishte e hapur për të shitur mesfushorin, por, pasi merkatoja e transferimeve në Angli u mbyll në 8 gusht, kanë arritur në përfundimin se braziliani do të qëndrojë.

Coutinho, i cili u transferua në Barcelona nga Liverpooli në vitin 2018, kishte tërhequr interes nga Arsenali dhe Tottenham dhe blaugranët kishte provuar të përfundonte një marrëveshje përmes formulave të ndryshme, por që në fund nuk u konkretizua në asnjë marrëveshje.

Arsyeja që Barcelona dëshironte të largonte Coutinhon nuk ishte vetëm sepse ai nuk po jepte  rendimentin e pritshëm, por edhe nga një këndvështrim ekonomik , pasi braziliani është një nga përfituesit më të lartë në Camp Nou me pagën e lartë vjetore. Përveç pagës së tij, Barcelona do të kishte më shumë hapësirë ​​për të manovruar në rikthimin e Neymar.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: