Presidenti Ilir Meta falënderon Komunitetin Mysliman ë Shqipërisë dhe të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët janë solidarizuar sot me kauzën humanitare të dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë e të tjerë, që kanë nevojë.

Në një postim në “Facfebook”, shoqëruar dhe me fotografi, Meta thekson se “Dhurimi i gjakut nga besimtarët e islamit në kryeqytet është një nga shembujt më të mirë dhe frymëzues, sesi këto mësime, vihen konkretisht në zbatim në jetë, duke i shërbyer komunitetit dhe të gjithë atyre që kanë nevojë”.

Postimi i plotë:

Falenderoj nga zemra Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët me vullnetarizëm u solidarizuan sot me kauzën humane të dhurimit të gjakut, duke organizuar në Tiranë, jo për herë të parë, një seancë dhurimi në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe kujdo, që ka nevojë jetike për të.
Mbështetja dhe ndihma për më të pamundurin, më të dobëtin, më të pafuqishmin janë pjesë e filozofisë dhe e edukimit të të gjitha besimeve tona fetare.
Dhurimi i gjakut nga besimtarët e islamit në kryeqytet është një nga shembujt më të mirë dhe frymëzues, sesi këto mësime, vihen konkretisht në zbatim në jetë, duke i shërbyer komunitetit dhe të gjithë atyre që kanë nevojë.
I lumtur të mësoja nga kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu se seanca e sotme do të ndiqet në vazhdim me të tjera seanca dhurimi gjaku në xhami të ndryshme të Tiranës dhe qytete të tjera të vendit.
Mirënjohje besimtarëve myslimanë për solidaritetin e dëshmuar!
Zoti t’ua shpërblejë me bekime në jetë dhe në familjet e tyre! ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb