Kandidatja për deputete e PS, Mimi Kodheli ka deklaruar për News24 se është pro një koalicioni qeverisës me bazë të gjerë me PD.

Kodheli thotë se fjala koalicion është e artë, dhe ajo duhet për një vend kur bëhet fjalë për momente kyçe.

Për më tepër Kodheli thotë se Basha është mjaftueshëm inteligjent për mos u penguar nga tensionet e presionet e brendshme, por i kërkon të tregojë tani se ka një mision.

PYETJA: A do të ishit pro një koalicioni me bazë të gjerë?

KODHELI: Po, absolutisht. Fjala koalicion është e artë. Dhe nuk është pazar, nuk do e shihja kurrë të tillë. Nëse nuk do e shihja të tillë, atëhere.

Sigurisht i kanë 74 mandate. Për t’i dhënë një mesazh më së pari vetes por dhe të tjerëve, që Shqipëria mund të bëhet edhe duke punuar bashkë. Kjo nuk është një gjë, gati gati çuditen ose vjen pozita ose opozita. Nuk është rasti im që të them, koalicion mund dhe duhet të ketë, sidomos në momente kyçe kur presim pas një muaji ose 2 tryezën ndërqeveritare për çeljen e negociatave.

PYETJA: Cfarë mund ta pengojë Bashën?

KODHELI: Basha është mjaftueshëm inteligjent për mos i penguar nga tensionet e presionet. Nëse ai ka një mision, ky është momenti për ta treguar.

PYETJA: Pro koalicioneve me parti të tjera?

KODHELI: Do të isha pro kujtdo, edhe me PSD. E kanë votuar 33 mijë vetë, 3 mandate. Janë 33 mijë shqiptarë që kanë besuar tek kjo parti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb