Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kryetarja e Kuvendit, Monika Kryemadhi, tha se kryeministri Edi Rama nuk ka më shans të jetë i pari në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

“Të jeni të bindur që Rama s’ka shans të jetë i pari, po doli i tretë apo i katërt, se dy vendet e para janë të zënë. Mos u çudisni kur të thotë pas dy javësh ‘nuk do të hyj në zgjedhje’, sepse ka frikë. Nuk ja heqim dot frikën Edi Ramës”, theksoi ajo.

E pyetur për partinë e Jozefina Topallit dhe nëse është kontaktuar nga kjo e fundit për të bërë koalicion, Kryemadhi deklaroi se “Nuk kam kontaktuar me Topallin, por kjo nuk më ndalon t’i uroj suksese në misionin e saj, duke pasur parasysh që është edhe në pozicionin e një gruaje. Unë jam kryetare e LSI dhe përgjegjësia ime është për këtë parti, as për partitë e reja dhe as për PD. Por si pjesë e opozitës së bashkuar nuk ka asnjë lloj arsye për të mos qenë pjesë e koalicionit opozitar, kur të gjithë kemi qëllim largimin e Ramës. Për një gjë jam e bindur, shqiptarët janë shumë të qartë në pozicionimet e tyre për të kuptuar dhe lojën politike të secilit prej nesh. Nëse ne e kemi me të vërtetë vizionin tonë për ndryshim, apo jemi thjesht kalimtarë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb