KOSOVA

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka nevojë që qeveria të rikompozohet me koalicione të reja. Sipas tij ajo është e stabilizuar dhe LDK bashkë me partitë e tjera ka një shumicë parlamentare.

“Qeveria dhe institucionet janë stabile. Nuk ka arsye për një rikompozicion të qeverisë. Kemi një shumicë parlamentare, ajo që është, pavarësisht vështirësive”, tha ai.

Zërat për një koalicion LDK- PDK nisën kur partitë e tjera shfaqën pakënaqësi ndaj Avdullah Hotit mbi procesion e dialogut dhe më pas me qeverisjen. AAK ka qenë në ballë të kritikave me Ramush Haradinajn, dhe sot Hoti me ish- kryeministrin do zhvillojnë një takim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb