Kryetari i PSM, Gjergji Koja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka deklaruar se PS do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 2021 por më e rëndësishmja është që të marrë mandatet e nevojshme.

Koja thotë se edhe aleatët e PS kanë një peshë politike në elektorat prandaj do të bënte mirë mos i anashkalonte, përfshirë dhe partinë e tij Partia Socialiste e Moderuar.

Ndërkohë Koja shprehet se PS dhe PD do të kenë në muajt në vijim një analizë për aleatët e tyre pasi prej tyre mund të marrin mandate deputetësh.

Koja thotë i bindur se opozita do të futet në zgjedhjet e 2021 pasi kjo ishte arritja më e suksesshme e Këshillit Politik, kurse për opozitën parlamentare tha se nuk ekziston pasi ata që po e përfaqësojnë janë të punësuar të Kuvendit.

 

”Së pari njëherë jemi në pritje ët mbylljes së Reformës Zgjedhore, Mbetet fitorja personale e ambasadores amerikane .Së shpejti do kalojë në Kuvend sepse është kusht i panegociueshëm. Është Reformë apo arnim. Janë të pakta njerëzit që quajnë Reformë të ktheheshim siç ishim. Bëhet fjalë për mungesë fryme besimi mes palëve. Ky është problemi. Nuk është preket vota kur numërohet apo nuk bien dakord KQZ. Kryetari i mazhorancës po i shkon deri në fund edhe ndalimit me ligj të koalicioneve. Çdo parti politike sidomos të mëdhatë bëjnë kalkulime. Nëse bëhet fjalë për hyrje në zgjedhje pa koalicion PS do të dalë forcë e parë, por nuk dihet nëse do ketë mandatet që i duhen.

Sa i përket problematikave të qytetarëve. Kanë qenë tërmeti dhe pandemia. Të pakënaqur apo jo duhet parë në zgjedhje. Edhe në këtë sistem zgjedhor edhe me votat e aleatëve të tjerë PS dhe PD kanë marrë një numër të konsiderueshëm votash. Edhe në 2017 kur u tërhoqëm dhe i bëmë thirrje elektoratit të votojë PS-në, por edhe në 2019 kur PS hyri e vetme, në këtë mes forcat politike aleate kanë peshë politike edhe për të qeverisur nesër. PS në muajt në vijim por edhe PD do kenë strategji. Nuk besoj se nuk do të kenë nevoja për votat e aleatëve. Vota në veri të Shqipërisë dhe në jug nuk ka më të njëjtën vlerë. Po me këtë sistem zgjedhor ka ardhur në pushtet edhe PD edhe PS.

Sa i përket votave aktuale të partive aleate, do ishte e mira që PS, pasi PD ka qenë më strikte në mbledhjen e aleatëve pasi janë dhe opoztë, por PS do bënte mirë mos i anashkalonte pasi nuk janë të pakta për të fituar zgjedhjet e 2021. Besoj se kalkulimet do të jenë me mëndje të ftohtë.

Nuk ka opozitë parlamentare dhe jashtëparlamentare, një opozitë është. Opozita bëri një ‘suicide’ politik dhe doli në rrugë. Për ata në Kuvend një sondazh mjafton të shohësh çfarë ndikimi kanë tek qytetarët. Ata në parlament, hiq dy kokrra janë të punësuar në parlament. Po t’i shohësh edhe në mënyrën si sillen kanë kërkesa shumë të ulëta. Është e neveritshme të flasësh për ta. Vendi ka nevojë për një ekuilibër të ri politik. Opozita është nji, jo parlamentare apo joparlamentare. Ky  ishte suksesi më i madh i Këshillit Politik, opozita do futet në zgjedhjet e 2021.”- tha Gjergj Koja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb