Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka propozuar që PD të ftojë Bindjen Demokratike të Astrit Patozit në koalicion.

Sipas Gjekmarkajt, koalicioni i opozitës duhet të jetë i madh dhe i bashkuar, prandaj edhe pse reagimet nga Bindja Demokratike kanë qenë shumë të ashpra, PD duhet t’i drejtojë një ftesë Bindjes Demokratike.

 

 

‘’Lulzim Basha duhet t’i drejtojë ftesë Bindjes Demokratike për bashkim. Për të qenë një koalicion i fuqishëm në zgjedhje duhet të ftohen të gjithë faktorët e opozitës, përfshi edhe Bindjen, sepse edhe ata nga PD kanë dalë. Prandaj në opinionin tim duhet t’i shkojë një ftesë edhe Bindjes Demokratike.’’- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb