Koalicioni i ABEOK një ditë para zgjedhjeve i është drejtuar me një letër KQZ për votimin nga jashtë vendit.

Koalicioni i drejtuar nga Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri, Zef Shtjefni dhe Kostaq Papa kërkon të pajiset nga KQZ me aktin normativ të miratuar për votimit nga jashtë vendit.

Në fakt edhe këtë vit nuk u mundësua dot votimi i emigrantëve nga jashtë, por tashmë prej kushteve të pandemisë, emigrantët për të ardhur në Shqipëri për të votuar, duhet të karantinohen 2 javë në banesa për shkak të vendimit të ri të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb