TIRANE- Partitë e koalicionit opozitar kanë zyrtarizuar sot vendimin se nuk do të lejojnë në Shqipëri zgjedhje fasadë, të kapura sipas tyre nga krimi dhe paratë e drogës.

Me një kërkesë zyrtare dërguar KQZ-së, partitë e koalicionit opozitar theksojnë se nuk do të paraqesin kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore, dhe as si koalicion zgjedhor. Nga ana tjetër ky koalicion bënë të ditur se do të hyjnë në zgjedhje vetëm nëse ngrihet qeveria teknike. ‘Ultimatumi’ është firmosur nga krerët e 24 partive që janë pjesë e koalicionit opozitar, ndërsa afati i fundit për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit është 28 marsi.

“Me një kërkesë zyrtare dërguar KQZ-së, partitë e koalicionit opozitar kanë vënë në dijeni se nuk do të paraqesin kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore, dhe as si koalicion zgjedhor, deri në arritjen e marrëveshjes politike që siguron zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm me një qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike, që do të sigurojë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, luftën efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës, si dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.”, thuhet në njoftimin e Koalicionit opozitar.
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2017/03/Shkrese-e-koalicionit-opozitar-drejtuar-KQZ.pdf”]
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb