Drejtori i Informacionit në News24, Robert Rakipllari i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News24 deklaroi se me koalicionin e firmosur një ditë më parë në selinë blu, ku kryedemokrati Basha siguroi vende të sigurta në listë për kryetarët e partive aleate, nuk tregoi gjë tjetër, përveç faktit që di të ndajë pushtet.

“Ky koalicion që ka bërë Basha dje me aleatët, është fakti që Basha sot për sot ka ndarë pushtet. Duke parë atë listë me kryetarë partish në vende të sigurta në listë do të thotë që ai nuk do kontrollojë pushtetin si Rams sot, pra Basha ka disa qendra pushteti. Sot Edi rama kontrollon çdo gjë. Lulzim Basha do jetë një kryeministër i kontrollueshëm garanton ekuilibra.

Sa për raportin me LSI, ata e kanë përllogaritur që me dy lista mund të maksimalizojnë votat. Nisur nga qëllimi që kanë që të mos ngelen në opozitë, qëllimi që kanë për të larguar Ramën. Janë dy ushtri në lojë, hedhja e dyfish kandidatëve 140 nga koalicioni i PD dhe 140 nga LSI është një gjë, se si do përkthehet kjo në terren, mbetet për t’u parë”,- tha ai.

Sa për sondazhet e publikuara para zgjedhjeve, Rakipllari tha se tendenca e përgjithshme e tyre është që PS del forcë e parë, por opozita e bashkuar del koalicion fitues.

“Tendenca e sondazheve është që PS del forcë e parë, por opozita e bashkuar del koalicion fitues. PS ka dalë tradicionalisht parti e parë, për shkak të traditës e mënyrës se si është zhvilluar politika. Fakti që del forcë e parë edhe pas 8 vitesh kjo tregon që opozita nuk është atje ku duhet.

Nga ana e tij analisti Fatos Lubonja u shpreh se do të kishte qenë më mirë që PD dhe LSI të hynin në zgjedhje me lista të përbashkëta.

“Një gjë që nuk e kam shumë të qartë, meqë kemi zotin Bardhi këtu, vë re një përqendrim të fushatës tek ekonomia, programi ekonomik premtues, ndërkohë nëse do bëhej fjalë për një front të përbashkët, për mendim tim duhet të ishte për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri. Kjo do bashkonte edhe Dulen edhe çamët edhe FRD dhe LSI. Kjo i bashkon. Nëse Rama mbetet parti e parë mendoj që edhe për këta ka shumë rreziqe. Diferencat nuk i dimë si do jenë, por me këta shqiptarë që njohim ne, me këta deputetë që kishin vënë në lista, me 4 muaj që ka Rama kokë, me krimin dhe partë e krimit që ka në dorë, me shqiptarët që jemi ne që jemi dhe me një rezultat këta duhet të kishin dalë bashkë, pra me lista të përbashkëta duhet të ishin të parët si koalicion. Janë këta që ftojnë pastaj dhe thonë hajdeni me ne parti të tjera. 2017 tregoi që kush është parti në pushtet ka avantazh. Doli Edi Rama plus PD. Dolën kundër LSI. Rezultati ishte që LSI mori më shumë se sa kishte marrë. Çfarë është paradoks është që PD në vend që të shtonte vota i pakëson, pra tregon që kur ke pushtetin kontrollon shumë”,- shtoi Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb