TIRANE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e Qeverisë , Elisa Spiropali reagon në Twitter pas krijimit të koalicionit opozitar nga PD dhe aleatët.

Spiropali nuk kursen ironinë ndaj Bashës, ndërsa koalicionin e cilëson marrëzi olimpike.

Elisa Spiropali
Elisa Spiropali

’Vetëm Lulzim Basha mund të krijojë koalicion partish për mospjesmarrje në zgjedhje dhe këtë marrëzi olimpike ta shoqërojë me buzëqeshje heroike!

Ja pra dëshmia akademike dhe praktike se si mund të shkatërrohet një parti historike prej frikës dhe mungesës së kurajos politike!’-shkruan Spiropali.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb