I ftuar në emisionin “Frontline” në “News24”, ish-deputeti socialist Spartak Braho foli për zhvillimet e fundit politike duke u ndaluar tek zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, si edhe koalicionin mes LSI dhe Grupit të Rithemelimit.

Gjatë bisedës në studio, Braho u shpreh se është i domosdoshëm formimi i një poli të politik.

Gjithashtu Braho tha se aktiviteti politik i presidentit të Republikës Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbaruar.

Ai më tej hodhi akuza edhe nda kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se ka nxjerrë jashtë loje shumë deputetë të Partisë Socialiste.

Pjesë nga biseda në studio:

Një pol i ri në skenën politike shqiptare?

Braho: Po formësohet rishtazi një pol i ri që i takon gjysmës së mbetur të PD. Është poli i Berishës por sa kohë nuk e ka të legalizuar është i jashtëligjshëm, dhe ka shkuar të futet në kazanin e Ilir Metës, Turp. Por e çeli me mjaltë dhe po e mbyll biografinë e tij me diçka të ndyrë. Sot ai e ka mbyllur, këto janë grahmat e fundit.

Shohim se Berisha është aktiv?

Braho: Kam parë një njeri në mes të bulevardit që bërtet , por ai është i çmendur, është një i sëmurë psiqik…

Si e shihni bashkëpunimin Grupi i Rithemelimit dhe LSI?

Braho: Përveç politikës këta nuk merren dot me punë tjetër dhe politika është bërë mënyrë jetese dhe këtu futet edhe mjeti i pasurimit dhe këtë të fundit ta hetojnë organet se sa të ndershëm janë. Të dy kanë mbaruar aktivitetin e tyre politik për mua. A do të dalë një forcë e re? Për mua ka nevojë të dalë një forcë e re . Deri tani shoh vetëm të djathtën. U martua breshka me gjarprin dhe lindi telë me gjemba. Ky (Berisha) bashkohet me Ilir Metën dhe kemi tel me gjemba.

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit?

Braho: Unë jam i majtë… Tani na ka lënë Edi Rama menjëanë mua dhe 500 deputetë të tjerë që ka PS. Nuk i pyet…Shpiku një nocion Rilindje , por nuk ndezi fare, nuk ngjiti dhe tani e ka harruar. PS ishte një parti e madhe. Një parti me tipare social-demokrate, por edhe kjo parti mesa duket ka nevojë të reformohet. Është difektoz në zgjedhjen e njerëzve që ka zgjedhur për këto zgjedhje. Unë jam i majtë dhe shpirti ma do t’i fitojë PS, jo Edi Rama.

S’keni folur me zotin Rama?

Braho: Jo nuk kam folur për zgjedhjet. Ai ka qenë nga ata që merrte 7 herë në ditë, por nuk fitohen zgjedhjet në Durrës duke vënë kryetar Dakon është non-grata…Një njeri që e ka bërë Durrësin çorap është kreu i Coza Nostrës reale në Durrës…Vëllezërit e tij ndërtojnë pallate në toka shtetërore. Unë do të votoj për PS, por jo për Vangjush Dako.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb