KOSOVA

LDK ka arritur marrëveshjen e dytë për koalicionin qeverisës kësaj radhe me Nismën. Mediat kosovare bëjnë me dije se marrëveshja Limaj- Mustafa u arrit rreth mesnatës dhe pritet të nënshkruhet sot.

Kjo është një rikthim në qeveri për Limajn dhe Nismën Socialdemokrate teksa pritet që të marrin 2 ministri në qeverinë e re.

Po ashtu pjesë e koalicionit do të jenë AAK si dhe komunitetet jo shumicë në parlament.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb