Ish- ministri i jashtëm në qeverinë e PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ të News24 ka analizuar zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe pjesëmarrjen e lartë nga shqiptarët.

Mustafaj tha se partitë shqiptare dhe VMRO- DPMNE kësaj radhe shënuan një rritje sa i përket mandateve, kurse LSDM nuk u dëmtua nga marrëveshja me Greqinë sa i përket shifrave.

Ai thekson se koalicioni më i mundshëm është LSDM- BDI pasi të dyja janë partitë fituese nga pala maqedonase dhe shqiptare. Por sipas tij ngërç mbetet se deri ku do të shkojë Ali Ahmeti për objektivin e tij për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Nga ana tjetër nëse Ali Ahmeti lidh koalicion me VMRO- DPMNE thotë ai, do të shkelte standardin e vet pasi BDI ka standard që qeverinë e formojnë partia ose dy partitë fituese në zgjedhje. Por së fundmi Mustafaj shton se Ali Ahmeti është negociator i vështirë dhe pritet të shihet se cilat do jetë rrjedha e ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve.

 

”Tregon një rritje të VMRO por e pamjaftueshme. Fakti që kësaj here si asnjëherë më parë, shqiptarët kanë marrë rreth 35 deputetë që është tregues i rritjes së pjesëmarrjes. Ka një rritje të shqiptarëve por jo në total në Maqedoninë e Veriut. I shërben atij sloganit të BDI, që është koha për kryeministër shqiptar.

A vuajti LSDM Paktin me Greqinë?

Besoj se jo. Ka pak rënie por është aty aty. Kjo marrëveshje e ka humbur, sepse ishte vetëm një çështje retorike mes qytetarëve maqedonë. Nuk ishte një çështje substanciale. Ishte për një nocion gjeografik. Pra Maqedonia e Vjetër ka qenë deri në Selanik, kurse sot është Maqedoni e Veriut.

Me një përjashtim të lehtë jo 100%, që është Zvicra, të gjitha vendet multietnike të kështu janë. Shohim Belgjikën, Spanjën, Barcelona gjithë katalanët votojnë partinë katalanase. Votuesit e saj janë dmth spanjollët e zhvendosur aty. Maqedonia e Veriut nuk bën përjashtim. Urat e bashkëpunimit të vijnë duke u forcuar në shërbim të interesave të përbashkëta. Në Maqedoni nuk kemi asnjë parti anti- europiane dhe anti- NATO, si maqedonase dhe shqiptare.

BDI del me 5-6 deputetë më shumë, tani ka 15 mundet 16 por ky nuk është i konfirmuar. Me 5 deputetë më shumë është parti e konsoliduar. E konsoliduar me negociatat për ndarjen e pushtetit. Vetë BDI ka vendosur një standard që besoj se nuk e shkel, pra partitë fituese e bëjnë koalicionin. Fituese janë LSDM dhe BDI. Nëse do shkonte me VMRO do shkelte standardin e vendosur nga ajo vetë. Ajo që do të komplikonte është objektivi i vetë për kryeministër shqiptar, deri ku do të këmbëngulte. BDI së fundmi mori kryetarin e parlamentit. Mbështetën zgjedhjen Presidentit. Por tani nëse do lëshojnë kryeparlamentarin për kryeministrin, atëhere do jetë çështje tjetër. Por për Ali Ahmetin thonë që është negociator i vështirë.”- tha Mustafaj.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb