Koalicioni i udhëhequr nga sauditët njoftoi rrëzimin e tetë dronëve dhe katër raketave balistike të shkrepura nga rebelët huthi të Jemenit drejt Arabisë Saudite.

Kjo u bë e ditur sot në dy deklarata të ndara nga zëdhënësi i koalicionit, koloneli Turki al-Maliki dhe nga agjencia saudite e lajmeve SPA.

“Forcat e koalicionit interceptuan dhe shkatërruan shtatë dronë dhe katër raketa balistike të shkrepur nga huthit drejt Arabisë Saudite”, tha al-Maliki.

Në një deklaratë tjetër, zëdhënësi i koalicionit njoftoi “interceptimin dhe shkatërrimin e një droni të huthive të lëshuar nga Sanaa drejt mbretërisë”.

Nga ana e tij, grupi rebel përmes një deklaratë tha se, “Ne kemi shënjestruar me saktësi objektin gjigand të naftës në Jizan, në pjesën jugore të Arabisë Saudite”.

Grupi shtoi se shënjestroi caqe ushtarake në disa aeroporte në jug të mbretërisë, në kuadër të një operacioni të gjerë.

Jemeni është zhytur në dhunë dhe kaos që nga viti 2014, kur rebelët huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicion ushtarak i udhëhequr nga sauditët filloi një fushatë shkatërrimtare ajrore që synonte të parandalonte shtrirjen territoriale të huthive.

Dhjetëra mijëra jemenas, përfshirë civilë, besohet të jenë vrarë në konflikt, i cili ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë pasi miliona persona mbeten në rrezik të urisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb