Akademiku Artan Fuga, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, ka analizuar zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, si dhe koalicionin mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe LSI.
Sipas Fugës Berisha nuk kishte një rrugë tjetër për të qëndruar në politikë, veçse angazhimit me foltoret.
“Unë që pas ditës së zgjedhjeve më 25 prill kam thënë se nëse PD do të donte të kishte një shans të dytë duhej të demokratizohej. Do të duhej të demokratizohej duke hapur sa më shumë liritë për anëtarët dhe simpatizantët, militantët e saj. Kjo që unë kam thënë atëherë, kam thënë që ka nevojë të njihen fraksionet, të njihen primaret, të zbehet roli i kryetarit, nuk ishin akoma ngjarjet që erdhën më vonë si shpallja non grata e Berishës dhe përjashtimi nga grupi parlamentar të tij. Unë i qëndroj konceptit që historia rezultatet i sjell nga të papriturat, nga ngjarjet e pa parashikuara.
Në momentin që Berisha nuk kishte rrugë tjetër për të qëndruar në politikë, se sa për të gjallëruar foltoren unë kam shprehur tezën që këtu janë militantët që po kapin një rast të mirë dhe i ka ardhur në dorë për t’u futur në politikë si aktor me iniciativë dhe që del përtej kuadrit të ngushtë të normave burokratike të një partie. Kam ndjekur diskutimet e anëtarëve në foltore, për kritikat që ai i ka bërë drejtuesve në parti. Masat vihen në lëvizje për një arsye të pa planifikuar prej tyre. Në momentin e fundit sa i përket zgjedhjeve të bashkive, kjo frymë nuk është në vendimmarrjen finale, është një zgjidhje që vjen nga lart”, u shpreh Fuga.
Për akademikun, foltorja e Berishës u mbyll me një akt centralizimi autoritar, duke u finalizuar me koalicionin e tre partive e për këtë militantët nuk ishin në dijeni.
“Deri më tani në historinë politike të Shqipërisë ka pasur një frymëmarrje për një lloj shprehjeje më të hapur e më të lirë nga ana e masës, qofshin këta anëtar partie, në momentin që politika është vendosur në krizë. Unë këtë nuk është se e konsideroj si një gjë të çuditshme. Historia nuk bëhet me qëllime të mira. Unë i besoj Niçes, e këtyre filozofëve që kanë vërtetuar dhe na japin një pamje të historisë sipas së cilës historia bëhet në momente kritike nga nevojat dhe për të gjetur një zgjidhje. Nuk bëhet nga idealet e mëdha. Është një gjë e vërtetë kjo. Po të kthehemi në situatën e sotme, këtu në një moment të caktuar kjo vjen edhe arrin në një pikë që arrin në këtë program që kjo lëvizje e foltores që drejton Berisha kur të shkojnë në krijimin e një partie ç’do të vendosin në program. Lëvizja e foltores në një farë mënyre u mbyll me një akt centralizimi autoritar. Ajo ishte një marrëveshje e tre partive në qendër, nuk u diskutua në foltore, nuk u debatua atje. Kandidatët që dalin nga kjo lëvizje rithemelimi tani nuk dihet se cilit identitet i përkasin. Nga kjo pikëpamje mendoj që se nëse do të kishim te foltorja një vajtje drejt konservatorizmit të djathtë aleanca bëhet nga një parti e majtë dhe nesër pasnesër i jep të drejtë legjitime Bashës dhe zotit Rama. Kjo çështje edhe për zgjedhjen e kryetarëve të partisë do të ishte të shprehte se ku dukej demokratizimi i premtuar. Unë njoh që kjo është situatë kalimtare dhe të shohim çdo të ndodhë në mars. Ka një gjë, kështu është bërë por në një moment të caktuar kam shpresuar që lëvizjet nga poshtë dhe trupat politike të qytetarëve emancipohet dhe topi i borës vijon nga kontradiktat në majë dhe ajo jep një lëvizje demokratike, siç ndodh në vendet perëndimore”, tha akademiku.
Fuga tha prerazi, se nëse Komisioni i Rithemelimit dështon më 6 mars, Berisha e ka betejën e tij të humbur.
“Në një farë mënyre brenda 2 grupimeve në lidership të PD, ajo që drejtohet nga Basha dhe ajo që drejtohet nga Berisha kanë nevojë për mbështetjen e masave. Pikërisht brenda këshillit drejtues dhe kryesisë së partisë Berisha është në minorancë. E vetmja mundësi e tij ishte drejtimi i militantëve të partisë. Në mars do të sqarohet nëse do të japë produkt Komisioni i Rithemelimit, nëse se jep është i mbaruar. Unë shikoj që në zgjedhjet e 6 bashkive, që lëvizja e foltoreve ishte një akt paralel se vendimi politik për emërimin e lëvizjes u mor në maj. Pra është një lloj ngërçi i treguar. Propagandistët që janë rreth komisionit rithemelues ata thonë që është një test, nuk kishte kohë, por unë mendoj që këto janë justifikime”, u shpreh pedagogu.
(BalkanWeb)