SHKUP- Bashkimi Evropian mbështet reformat në Maqedoni, ndërsa për këtë pret që zgjedhjet lokale të jenë efikase dhe demokratike. Kështu është shprehur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç.

Për akuzat e opozitës maqedonase drejtuar pushtetit se përgatit mashtrime zgjedhore përmes keqpërdorimit të pushtetit qendror, Kocijançiç tha se e kanë bërë të qartë se qeveria së bashku me opozitën, duhet të punojnë së bashku për të zbatuar prioritetet urgjente të Marrëveshjes së Përzhinës, me qëllim që vendi të kthehet drejt rrugës euratlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne mbështesim reformat dhe kjo qartë përfshinë edhe pritjet kur bëhet fjalë për zgjedhjet e ardhshme dhe gjithsesi mënyra se si të përparohet në lidhje me reformat që qartë janë rekomanduar”, tha Kocijançiç.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb