Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Maja Kocijançiç tha se BE-ja pret që Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“BE-ja pret që në kuadër të marrëveshjeve të dialogut ndërmjet dy palëve përveç normalizimit të marrëdhënieve edhe AKS të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Kocijançiç, transmeton lajmi.net.

Kocijançiç thotë se marrëveshja e AKS-së është arritur mes dy palëve në dialogun që e ndërmjetëson BE-ja, kështu që pret angazhim më të madh nga palët.

“Unë pres që do të ketë angazhimi konstruktiv i treguar nga të dyja palët, të vazhdohen takimet e tyre në kuadër të dialogut, të vazhdojnë edhe në javët dhe muajt që vijnë”, ka thënë ajo.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: