PRISHTINE- Ngërci politik në Kosovë ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç gjatë një konference për shtyp tha se Kosova nuk ka më kohë për të humbur dhe se duhet të formohen pa vonesa institucionet e reja në Kosovë.

“U bëjmë thirrje gjithë partive politike që të konstituojnë Parlamentin dhe të vijojnë me shpejtësi për formimin e qeverisë së re”, tha Koçijançiç duke vijuar se BE pret që Kosova të nisë sa më shpejt punën për reformat integruese, që lidhen me sundimin e ligjit, ekonominë dhe ato që sigurojnë liberalizimin e vizave.

Koçijançiç rikujtoi se detyrat e qeverisë së re janë të qartë; reformat e thella dhe forcimi i shtetit të së drejtës. Këto kërkesa, sipas zyrtares së Komisionit Europian janë thelbësore për vazhdimin e rrugës së integrimit europian të këtij vendi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: