Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç ka konfirmuar se në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nuk është arritur marrëveshja për tabelat e veturave.

“Po bisedohet për këtë, por janë të nevojshme përpjekje dhe bisedime shtesë”, ka thënë Kocijançiç.

Një ditë më parë, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri deklaroi se në bisedimet me Beogradin është arritur marrëveshja për reciprocitetet në lidhje me tabelat e veturave, sipas modelit të Greqisë dhe Maqedonisë, që nënkupton vendosjen e tabelave ngjitëse mbi ato ekzistuese për veturat që qarkullojnë nga Kosova drejt Serbisë dhe anasjelltas.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: