TIRANE– Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima ka paralajmëruar diçka të fortë kësaj radhe, ndërsa flet për përçarje të Partisë Socialiste. Në mesazhin e tij Kokëdhima ka qenë i qartë, ndërsa ka paralajmëruar se do të marrë me vete dhe emra të tjerë nga PS.

“Unë vazhdoj të besoj se ne do t’i propozojmë një listë të zgjedhur me primaret brenda anëtarësisë së “Zgjidhjes”, lidershipit të Partisë Socialiste që ta përfshijë në listat e Partisë Socialiste dhe nuk kam asnjë arsye që të mos e besoj këtë gjë. Në qoftë se kjo nuk pranohet, do të mbledhim forumet tona dhe do të marrim vendimet e duhura”, theksoi ai.

Pavarësisht kritikave në distancë dhe gërricjeve, kjo është hera e parë që ai e kërcënon Ramën kaq hapur se nëse nuk do të përfshijë njerëzit e tij në listat për deputetë. “Shteti është në duart e tutkunëve dhe të korruptuarve. Sa do të vazhdojë kjo histori kështu?”, -përfundon ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: