Kuvendi i çon mandatin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese por deputeti Koco Kokëdhima nuk ‘frikësohet’.

Para votimit, Berisha kërkoi fjalën pas Kokëdhimës që e etiketoi si ‘plak’, ‘i vdekur’, ‘gjysmak’ por kryetari i Parlamentit Ilir Meta i tha se me procedurë nuk i takon të flasë, pasi do të kalohej në votim mandati.

E ndërsa Berisha tentoi të marrë fjalën, Kokëdhima nga vendi bëri gjestin me gishtin e mesit, jo njëherë por 3 herë sic thonë gazetarët që ndjekin seancën parlamentare. BalkanWeb sjell foton nga ky moment.

Por deputeti Kokëdhima ka reaguar pas botimit të lajmit se gjesti i tij nuk ka qenë sharje por ka ngritur veç syzet. “Ngrita vetëm syzet”, ka thënë ai.

(d.b/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: