Pamjet që shihni tregojnë aksionin e Policisë së qarkut Vlorë, si dhe të familjarëve të dy të zhdukurve në Sarandë, që kanë nisur kontrollet për gjetjen e trupave të të Leonard Thodhorit, i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqit.

Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar ekskluzivisht për BalkanWeb pamjet nga operacioni që ka nisur në fshatin Vrine, pasi dyshohet se pas ekzekutimit, aty mund të jenë groposur trupat e pajetë të dy 46-vjeçarëve.

Në aksion marrin pjesë forca të shumta policie, FNSH dhe rreth 50 familjare të dy personave të zhdukur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: