Gazetar i kronikës së zezë Eni Ferhati tregoi detaje për zhdukjen e mistershme të 46-vjeçarëve Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 të Eni Vasilit, Ferhati, duke iu referuar kamerave të sigurisë, ku në një pamje shfaqej ‘Koçolja’ i pashqetësuar, tregonte se nuk ishte në statusin e të marrit peng.

“Kjo është ngjarje që grupet kriminale po bashkëpunojnë. Ka dyshime se personat e përfshirë në ngjarje të jenë ndihmuar nga persona që nuk janë në qytetin e Sarandës. Edi që është sekuestruar dhe një automjet në Tiranë. Kërkimet kanë rezultuar pa sukses. Janë përdor për kontroll dhe disa dronë. Ka dyshime se mund të jenë groposur në Vrinë. Ajo që është kompensim është fakti se janë të përfshirë më shumë se 5 persona. janë përdorur 8 automjete, që do të thotë se autorët kanë përdorur mjete të ndryshme për itinerare të ndryshme. Personi i zhdukur duket se nuk ka qenë në kushtet kur ka qenë i agravura konflikti. Ai ka qenë në shoqërinë e tyre dhe s’ka qenë në statusin e të rrëmbyerit. Kjo është ngjarje që ka elementet për të shkuar drejt zbardhjes. Persona që s’kanë lidhje me Sarandën janë të përfshirë në këtë ngjarje. Saranda ka qenë një qytet problematik për shkak të pozicionit gjeografik. Në këtë zonë ka pasur trafikim të lëndëve narkotike. Këta dy personazhe kanë precedentë në fushën e narkotikëve, por s’dihet nëse kanë qenë pjesë e një grupi kriminal në këtë zonë. S’dihet nëse jashtë kanë pasur probleme me ligjin.”, tha ai.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb