TIRANE – Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ishte sot në qytetin e Lezhës në kuadër të iniciativës së ndërmarrë nga kryeministri, që secili ministër të adaptojë një shkollë në vend për ta kthyer në një qëndër komunitare.
Kodheli ishte në gjimnazin ‘Hydajet Lezha” në qarkun e Lezhës ku prezantoi këtë projekt i cili synon thithjen e ideve më të mira të të rinjëve dhe kthimin e tyre në projekte reale për komunitetin. Ajo i ftoi nxënësit të guxojnë të japin idetë e tyre për të ndërtuar qytetin e së nesërmes për një të ardhme më të mirë.
Idetë më të mira do të kthehen në projekte reale dhe financimi i tyre do merret persipër nga qeveria në bashkëpunim me donatorët. Në kuadër të fushatës për rekrutimin e të rinjëve për tu bërë pjesë e forcave të armatosura, Znj.Kodheli përfitoi nga rasti të ftojë gjithë të rinjtë Lezhjanë ta shikojnë këtë si një mundësi të mirë për të pasur jo vetëm një vend të sigurtë pune por edhe për t’i shërbyer vendit dhe sigurisë, një ndër sfidat më të mëdha të ditëve të sotme.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: